Në kërkim të vëllait që ka mbetur në Siri: Na erdhi një fotografi

schedule17:49 - 19 Mars, 2022

schedule 17:49 - 19 Mars, 2022

Nga Agim Blloshmi

Banesa e familjes Balliu në Dragostunjë të Librazhdit nuk përfundoi kurrë. Burrat e shtëpisë larguan njëri pas tjetrit në Siri dhe në qytet të tjera të vendit.

Idajet Balliu djali i Aliut dhe Ruzhdijes mbaroi shkollën profesionale në Vlorë për elektronikë. Në vitin 2013 aplikon për bursë dhe ju thotë prindërve se do të ndiqte studimet e larta në Arabinë Saudite.

Po nuk shkoi kurrë. Në dhjetor të 2013 përfundoi në Siri dhe ju bashkua grupit të ISIS të drejtuar nga Lavdërim Muhaxheri. Gjatë luftimeve në Alepo në 2015 Idajeti u plagos. Prindërit e tij me të marrë vesh lajmin u nisën drejt Sirisë. E gjetën në spital, por pas dy javësh nuk mbijetoi dot. I ati, Aliu e varrosi me duart e veta.

Tahiri vëllai i Aliut tregon se pas humbjes së djalit donin të ktheheshin në Shqipëri po nuk gjetën asnjë mundësi.

“Më kanë treguar se tre herë janë nisur të kthehen, pasi ju vdiq djali, por i kapën dhe nuk i linin. Kur i grumbulluan ju morën dhe pasaporta dhe kartat e identitetit.”

Pak vite më pas përfunduan në kampin e Al Hawl ku burrat i ndajnë nga gratë. Aliun e Ruzhdia e që prej asaj kohë nuk janë parë më. Ruzhdia u riatdhesua në muajin gusht të vitit të kaluar me 3 gra të tjera dhe disa fëmijë.

Tahiri vëllai i Aliut së fundmi ka mësuar se 67 vjeçari është gjallë.

“Na erdhi një fotografi që në të paktën kemi kënaqësi që e kemi parë vëllain dhe që është gjallë. Na u tha që kurdët e kanë kapur prapë dhe nuk dimë në ç’kamp e kanë çuar. Kemi kënaqësi që na e sollën kunatën por kërkojmë të vijë dhe vëllai. Në rast se ka detyrime ndaj shtetit le të dënohet ta kryejë këtu, jo aty se nuk është jeta normale. Shteti të bëjë të pamundurën të na i kthejë.”

Tahiri tregon se çfarë o ka treguar Ruzhdia pas kthimit në Shqipëri.

“Më ka thënë atë që kemi hequr atje t’ia tregojmë natës aq shumë kemi vuajtur. Kërkesa e saj është që të vijë dhe burri.”

Ruzhdija i është bashkuar fëmijëve të tjerë dhe shpreson që ti kthehet e bashkëshorti për të jetuar me të shtëpinë që braktisën 7 vite më parë në Dragostunjë të Librazhdit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!