Një burrë, statusi shoqëror i të cilit është beqar, ka thënë se do paguajë deri në 25 mijë dollarë për ata që do i gjejnë një të dashur për Ditën e Shën Valentinit.
Jeff Gebhart, 47-vjeç, nga Kansasi i SHBA-ve, tha se bisedat online për të janë toksike dhe se ai dëshiron që të dalë në takim vetëm fizikisht.
Ai ka hapur platformën ‘DateJeffG.com’, në të cilin mund të gjejë njerëz që mund ta ndihmojnë të gjejnë të dashur.
Sipërmarrësi, i cili shquhet për aventura ekstreme, tha se është shumë energjik dhe po kërkon ta gjejë dikë si ai.
Jeff thotë se nuk ka qenë i martuar më parë dhe se nuk ka as fëmijë./abcnews.al