Po të mos kishin kaq shumë dëmtime, mund të konsideroheshin ekipi më i mirë në planet. “Galaktikët” e Real Madrid po vuajnë shumë këtë sezon, teksa deri më tani janë dëmtuar një sërë lojtarësh kryesor të skuadrës, si Thibaut Courtois, Vinicius Junior, Arda Guler, Eduardo Camavinga e së fundmi janë dëmtuar edhe dy “yjet” e mbrojtjes, Eder Militao e David Alaba, duke i lënë “Los Blancos” pa shumë opsione në repartin e prapavijës.
Për këtë aryse 14 herë fituesit e Champions League, po mendojnë të hyjnë “vrullshëm” në merkaton e janarit për të sjellë në “Santiago Bernabeu”, ku opsioni më i mundshëm është rikthimi i një “ylli” të ekipit, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm me “Galaktikët”.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ky lojtar është Raphael Varane, me “shtatlartin” francez, i cili u transferua në verën e vitit 2021, te “Djajtë e Kuq” të Manchester United, mirëpo tashmë ka dalë jashtë planeve të teknikut Erik ten Hag dhe duket të jetë i gatshëm të rikthehet edhe një te “Mbretërit” aty ku shkroi dhe “historinë” e tij në botën e futbollit. /i.m /abcnews.al