Teksa është jashtë fushave të blerta, prej më shumë se 1 vit, “gardiani” i portës së Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është pranë largimit nga “demat” e Torinos, teksa po kërkon prej disa javësh një “aventurë” të re.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, Berisha lidhet me një kalim te klubi i Sampdoria në Serie B, me tekniku Andrea Pirlo, që kërkon personalisht shërbimet e “shtatlartit” shqiptar në skuadrën e tij.
Mirëpo, duket se jo çdo gjë shkon “vaj”, pasi problem mbetet paga e lartë e lojtarit dhe Sampdoria do të ishte në gjendje të përballonte Berishën, vetëm në rast se Torino do të paguante një pjesë të rrogës së “legjionarit”. /i.m /abcnews.al