Anija kozmike Juice e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) u nis sot në misionin e saj të parë në kërkim të jetës në Jupiter dhe hënat e tij.
Nisja u bë në orën 12:00 me anijen Ariane 5, ndërsa 28 minuta më vonë, JUICE u nda nga anija kozmike për të vazhduar udhëtimin.
Anija pritet të mbërrijë në destinacionin e saj pas tetë viteve. Qëllimi i misionit është të bëjë vëzhgime të hollësishme të gjigantit të gazit Jupiter dhe tre hënave të tij të akullta (Ganymedes, Callisto dhe Europa) rreth tyre do të zhvillojë 35 orbita.
Nisja fillimisht ishte planifikuar dje, por kushtet e motit në qendrën hapësinore në Guiana Franceze, në Amerikën e Jugut, bënë të nevojshme një shtyrje njëditore. /abcnews.al