Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim të autorit të vrasjes së Bujar Çelës! Blindohet Elbasani me kontrolle të befasishme

schedule18:56 - 9 Tetor, 2020

schedule 18:56 - 9 Tetor, 2020

Mbrëmjen e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e personave në kërkim.

Kjo nuk është hera e parë në javët e fundit që Elbasani blindohet nga forca të shumta në pika të ndryshme të qytetit që kalojnë në filtër makinat e dyshimta. Por postblloqet e sotme vijnë pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të njërit prej autorëve të vrasjes së Bujar Çelës.

Nuredin Dumani është i dyshuari i policisë si njëri prej vrasësve të Bujar Çelës në Elbasan, vëllait të Talo Çelës. Dumani dyshohet edhe si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës në maj të këtij viti si edhe për një tjetër vrasje në Rrogozhinë në shtator, të Klevis Kapllanajt.



Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik. Burime nga policia e Kavajës thonë se Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge.

37-vjeçari nga Dibra, Nuredin Dumani është banues në Durrës. Por kush është shkaku i përplasjeve që kanë lënë disa viktima? Të gjithë “rrugët” të çojnë tek “Grabitja e Rinasit” (lexo ketu)/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!