“150 mijë lekë ose të nxorra fotot intime”: Si e shantazhuan dy të rinjtë vajzën në Tiranë

schedule11:10 - 22 Shtator, 2020

schedule 11:10 - 22 Shtator, 2020

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin Dëfrim Kurti. Mësohet se ky i fundit është shpallur në kërkim pas denoncimit të një gruaje, që më pas, sipas policisë ka rezultuar të ketë qenë e dashura e tij.

Gruaja e divorcuar dhe me dy fëmijë e ka denoncuar Kurtin, pasi ky i fundit i kishte marrë asaj celularin e më pas e kërcënonte se do t’i publikonte videot intime në rrjetet sociale në rast se ajo nuk i jepte para në këmbim.

Policia i ngriti kurth 30-vjeçarity, por nuk arriti ta vërë në pranga, pasi në momentin që do të bëhej dorëzimi i parave, në vendin e  ngjarjes shkoi kushëriri i tij, Afrim Kurti, i cili tashmë është arrestuar nga blutë.

Dëfrim Kurti nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2019 ai u arrestua dhe më pas u la në “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit, Arben Gjeci.

Ngjarja ndodhur sepse Gjeci kishte lidhje me bashkëshorten e Kurtit, Elida Cani. Më pas grupi hetimor zbuloi se vrasja ishte kryer nga vëllai i Elidës, Esat Cani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!