Në kërkim për vrasjen e Rakip Rolit, Skënder Lika, xhaxhai i autorit të dyshuar të ekzekutimit të biznesmenëve

schedule11:20 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:20 - 10 Dhjetor, 2021

Policia ka shpallur në kërkim Skënder Likën dhe djalin e tij si autorë të dyshuar të ekzekutimit mëngjesin e sotëm të Rakip Rolit në Sanxhat të Laçit. Burime nga policia bëjnë me dije se ata po kërkohen për t’u marrë në pyetje për shkak se njëri prej tyre disa kohë më parë janë rrahur brutalisht nga tre djemtë e viktimës.

Lexo edhe: Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat

Kjo është pista kryesore e policisë për momentin edhe pse viktima dhe djali i tij ishin hetuar për trafik të lëndëve narkotike disa vite më parë. Roli është pronar i një biznesi të madh në zonën e Laçit.

Skëndër Lika rezulton të jetë xhaxhai i Ilir Likajt, i arrestuar një vit më parë si autor i dyshuar i ekzekutimit të dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.

Likaj dyshohet se e kreu krimin bashkë me Bujar Lamajn dhe dy persona të tjerë duke patur lidhje me elementë kriminalë të njohur në zonën e Laçit dhe Mamurrasit.

Lexo edhe: Zbardhet e shkuara e errët e biznesmenit të ekzekutuar, djemtë e tij rrahën keq një person

Ekzekutimi i Rakip Rolit ndodhi rreth orës 8:45 të ditës së sotme në dalje të Sanxhakut duke shkuar për në Mamurras. Dyshohet se autorët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj tij në momentin që ai po kalonte me makinë pranë tyre.

Pasi u qëllua disa herë, makina humbi kontrollin duke u përplasur me dy automjete të tjera që ndodheshin rastësisht aty, ndërsa mësohet se ka marrë 7 plumba në trup.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!