Në kërkim për vjedhje, arrestohet 61-vjeçari italian në pikën kufitare të Muriqanit

schedule14:07 - 12 Korrik, 2024

schedule 14:07 - 12 Korrik, 2024

Një 61-vjeçar italian është arrestuar këtë të premte në pikën kufitare të Muriqanit.

Sipas informacioneve të policisë, 61-vjeçari, banues në Itali, ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhja’

“Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian 61 vjeç, banues në Itali, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera do të kryhen nga Komisariati i Policisë Rinas, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al