Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Murataj/ Tiranë, i riu në kërkim, prokuroria çon dosjen në gjykatë

schedule11:02 - 24 Tetor, 2024

schedule 11:02 - 24 Tetor, 2024

Prokuroria e Tiranës dërgon për Gjykim dosjen e Fatjon Muratit, një person i njohur i botës së krimit, duke e akuzuar atë për pastrim parash.

Sipas prokurorisë, Murati nuk justifikon 5 pasuri të regjistruara në emër të nënës dhe vëllezërve të tij dhe i ka krijuar ato nga aktivitetet kriminale, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, gjatë periudhës 2014-2015.

Nga hetimet ka rezultuar se Fatjon Murati nuk justifikon 317 m2 garazh në Tiranë dhe 3 automjete.

Ai është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

Fatjon Murati vijon të jetë ende në kërkim policor për disa vepra penale si pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Emri i tij është përfshirë në disa ngjarje të ndryshme. Në mars të 2023 ai i shpëtoi një atentati që iu bë në lokalin e tij në zonën e ‘Don Boskos’ ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosen 6 persona të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!