Është publikuar një foto e ditëve të fundit e biznesmenit të shpallur në kërkim, Klodian Zoto. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala e cila shprehet se fotoja mendohet se është shkrepur ditët e fundit.
Gazetarja shkruan përbri fotos se “I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”
Kujtojmë se Klodian Zoto është shpallur në kërkim për përfshirjen në mega-aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me aktivitetin e inceneratorit të Fierit, sipas sipas deputetëve të djathtë pronari real i tij, Klodian Zoto ka krijuar një mori firmash guackë duke paguar veten me fondet e marra nga taksapaguesit shqiptarë për konsulta sërish ndaj vetes.
Në dokumentet që ka hasur Komisioni Hetimor për Inceneratorët shihet një tabelë e gjatë pagesash nga ndaj kompanisë “Zoto Consulting”, të cilat kapin një shumë prej 230 milion lekësh.
/abcnews.al/