Në kërkim për dy plagosje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

schedule11:47 - 19 Maj, 2022

schedule 11:47 - 19 Maj, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje. Në pranga është vënë Sokol Koçi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Piaza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

I shpallur në kërkim për plagosjen e 2 shtetasve, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piaza”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e quajtur “Piaza”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas, konkretisht:

– Më datë 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.;

– 17.05.2022, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!