Një 27 vjeçar është arrestuar në Cërrik për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë, gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për ekstradimin e 27-vjeçarit./abcnews.al