FIER- Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier për llogari të autoriteteve spanjolle. Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Spanjë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritete spanjolle.
Sipas policisë, i riu akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme kanabis, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur./abcnews.al