Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim nga policia, Stresi kërkon largimin e Ardi Veliut: Do jem çdo ditë në protestë

schedule12:32 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 12:32 - 11 Dhjetor, 2020

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga protesta, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Reperi pak orë më parë ka bërë një ultimatum se do të digjet Tirana nëse nuk dorëhiqet Ardi Veliu.

Në një lidhje telefonike me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC, Stresi tha se nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj. Ai tha mes të tjerash se do të protestojë çdo ditë, duke sfiduar kështu policinë e cila e ka shpallur në kërkim. Lushaj shtoi se nuk është ai që bën kërkesat, por del për të mbështetur qytetarët.

Lidhur me ultimatumin për djegien e Tiranës të dielën, reperi i qëndron deklaratës ndërsa thekson se nuk ka bërë ai thirrje, por ka informacione për atë që mund të ndodhë.

“Dorëheqja e Lleshajt nuk është e mjaftueshme. Sepse Klodiani nuk është i pari.  Nuk jam unë ai që bëj kërkesat. Unë nuk i marr vendimet vetëm, siç më vijnë informacionet dhe i publikoj. Une shpresoj që të mos ndodhi sepse jetoj vetë në Tiranë, kauza ime ishte pardje, e nisa i pari dhe do e përfundoj i fundit, shpresoj që Ardi Veliu të iki sa më shpejt, ai është kryesori, ai fshihet pas këtyre, ju betohem kemi informacionet tona. Unë jam me popullin, jam mbështetës.

Duhet të marrë masa shteti që të sillet mirë me qytetarët. Është hera e arë që nxehem kaq shumë. Do të ngrihemi çdo ditë kështu. Do të mblidhemi. Unë nuk dua të jem pjesë e shkatërrimit por ato që e kanë deklaruar e kanë seriozisht. Unë shpresoj mos të ndodhë asgjë kauza ishte për një protestë që e nisa i pari dhe do e përfundoj i fundit”, tha Stresi.

LEXO EDHE: Protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, Rama: Ta harrojnë dorëheqjen e Ardi Veliut

Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama tha se dorëheqja e Ardi Veliut të harrohet, duke iu përgjigjur kështu në mënyrë indirekte reperit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!