Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për vrasje dhe vjedhje me dhunë është vënë në pranga. Mësohet se në pranga është vënë 30-vjeçari Izmir Krasniqi, banues në Fermë Çlirim.
Krasniqi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 14 vjet burg, për vrasje në bashkëpunim dhe vjedhje me dhunë.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Italisë. sb/abcnews.al/