Në kërkim ndërkombëtar nga Rusia/ Kapet 61-vjeçari armen, tentoi të hyjë në Shqipëri

schedule11:21 - 30 Janar, 2024

schedule 11:21 - 30 Janar, 2024

Një 61-vjeçar armen është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, pasi tentoi të hyjë në Shqipëri.

Karen Shakaryan ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ruse, prej 12 vjetësh.

Gjykata e Solnechnogorsk në Moskë, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!