Në Katalonjë islami do te jetë lende në shkollat publike

schedule08:27 - 5 Mars, 2021

schedule 08:27 - 5 Mars, 2021

Për herë të parë fëmijët në Katalonjë, rajoni spanjoll me më shumë myslimanë, kanë mundësi që të marrin leksione për islamin në shkollat publike. Nëse kjo do të vlerësohet si e suksesshme nga qeveria rajonale, ky projekt pilot, aktualisht i aktivizuar në gjashtë institucione arsimore, mund të shtrihet dhe në më shumë shkolla në të ardhmen.

Drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Edukimit në Katalonjë u shpreh se eksperienca kishte qenë shumë pozitive dhe kishte kontribuar në zhdukjen e disa paragjykimeve. Gjithashtu ka bërë të mundur që Islami të kuptohet më mirë pasi tema është përballuar në një mënyrë më natyrale.

Debati për laicitetin ose jo të shkollës, është ende i ndezur në Katalonjë dhe janë të shumtë ata që mendojnë se feja nuk duhet të jetë pjesë e shkollave publike. Komuniteti mysliman nga ana e tij këmbëngul se kërkon vetëm një trajtim të barabartë.

Qeveria është e bindur se Islami në shkolla kontribuon në përmirësimin e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës brenda shoqërisë shumë të larmishme katalanase./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!