Në Kamboxhia, 65,000 viktima nga mbetjet shpërthyese

schedule15:44 - 22 Prill, 2024

schedule 15:44 - 22 Prill, 2024

Pesë persona të tjerë u vranë dhe dy u plagosën në dy shpërthime të mbetjeve shpërthyese nga dekada të konfliktit në Kamboxhia, njoftoi agjencia e çminimit të vendit.

Vlerësohet se midis katër dhe gjashtë milionë minave të pashpërthyera dhe mjeteve të tjera shpërthyese nga gati tre dekada luftërash dhe konfliktesh të tjera të hidhura mbeten në të gjithë Kamboxhia, pavarësisht programit të çminimit, një numër i madh mjetesh shpërthyese të rrezikshme mbeten të pazbuluara, gjë që përbën një rrezik të madh për popullsinë.

Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare joqeveritare Fushata Ndërkombëtare për ndalimin e minave tokësore në Kamboxhia, ka 7392 zona të rrezikshme me një sipërfaqe totale prej 681 kilometra katrorë.

Janë rregjistruar gjithsej 65,043 viktima, përfshirë 19,822 vdekje, të shkaktuara nga minat tokësore dhe mjetet e tjera shpërthyese të mbetura nga konflikti nga janari 1979 deri në shkurt 2024, tha Administrata Kamboxhiane e Veprimit dhe Ndihmës ndaj Minave.

Një mesatare prej 37 viktimash janë regjistruar çdo vit në periudhën 2021-2023, që është dukshëm më pak se para fillimit të programit të çminimit dekada më parë.

Çminuesit kamboxhianë janë ndër më me përvojë në botë dhe disa mijëra janë dërguar në dekadën e fundit nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara për të punuar në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Kamboxhia filloi trajnimin e çminuesve nga Ukraina vitin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!