Në Kalasën e Delvinës/ Fshati i bekuar nga natyra dhe historia

schedule20:16 - 24 Maj, 2025

schedule 20:16 - 24 Maj, 2025

Fshati Kalasë në Delvinë i bekuar nga natyra për bukuri, është i hershëm dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në periudha të caktuara historike.

Kalasa përmendet në regjistrin osman Sanxhaku i Arvanidit të vitit 1431 me emrin Turnik. Edhe pse shekujt kanë lënë pas vetëm rrënoja, sërish në Kalasë ka gjurmë të asaj periudhe.

Përveç kalasë së Turnikut, ky fshat numëron dhe dy kala të tjera një prej të cilave ajo e Dragazit e vendosur mbi një kodër në pozicion gjeografik të vështirë 1 km larg banesave të fshatit.

Kalasa ka shërbyer si një nyje lidhëse e bregdetit me Gjirokastrën. Ali Pashë Tepelena mendohet se burgoste aty kundërshtarët e vetë, ndërsa banorët e fshatit njiheshin si rebelë.

Në qëndër të fshatit ndodhen dy ura të ndërtuara gjatë periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Urat me të njëjtin emër shërbenin për të lidhur lagjet me njëra tjetrën, ndërsa një tjetër urë u ndërtua pak më larg për të lidhur Kalasën me fshatin e Tatzatit.

Kalasa është dëshmi edhe e bashkëjetesës fetare, ndër shekuj banorët e saj i kanë jetuar së bashku përtej dallimeve fetare. Kjo tyrbe vazhdon ende sot e kësaj dite të hapi dyert për Sulltan Novruz.

Si rrugë e rëndësishme tregtare në jug gjatë pushtimit osman, në fshat kalldrëmat dhe rrënojat e kalave mbartin historinë e banorëve të Kalasës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!