“Ne jemi Interi”, Inzaghi: Është vetëm fillimi, Barça ishte shumë e fortë

schedule10:25 - 5 Tetor, 2022

schedule 10:25 - 5 Tetor, 2022

Interi ia doli të fitonte një nga përballjet më të rëndësishme në grupin C, teksa mposhti Barcelonën me shifrat 1-0.

Një fitore që rrit shanset e zikaltërve për t’u renditur të dytët në grup dhe për të kaluar më tej në Champions League.

Simone Inzaghi ndihet mjaft i lumtur me fitoren e Interit ndaj Barçës. Trajneri italian thotë se zikaltrit po e prisnin qe një kohë të gjatë një natë si kjo.

“Nuk ishte e papritur, ishte një mundësi e madhe kundër njërës prej skuadrave më të forta në botë. E bëmë lojën që është dashur ta bënim: taktikë, përcaktim dhe vendosmëri. E prisnim qe shumë kohë një natë si kjo, por ende s’kemi bërë asgjë. Jam i kënaqur me lojtarët, klubin, tifozët… Duhet të jetë veç fillimi, por është një natë e rëndësishme që do të mbetet në mendjet tona”, u shpreh trajneri i Interit për “Sky Sport”.

Unë isha i dëshpëruar me humbjen nga Roma sepse bëmë lojë të mirë. E net si kjo e sotmja na bëjnë mirë. Ky mund të jetë një rifillim. Barça është e fortë, e kemi studiuar, por kjo skuadër ‘live’ është edhe më e fortë. Unë s’kam bërë kurrfarë hakmarrjeje.

Ne jemi Interi, është një moment i vështirë sa u përket rezultateve, por e pash një skuadër kompakte, të bashkuar, e cila lufton së bashku. Në të kundërtën, nuk do të mundë të fitonim lojë si kjo”, përfundoi Inzaghi. /f.a/abcnews.al