Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në janar do të largohem përfundimisht”, futbollisti shqiptar larg Lazios

schedule19:40 - 11 Tetor, 2020

schedule 19:40 - 11 Tetor, 2020

Riza Durmishi, mbrojtësi shqiptar i Lazios, nuk arriti për asnjë moment të ambientohet te klubi i kryeqytetit italian dhe pas pak javësh, në merkaton e janarit, do të largohet nga të kaltrit. Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë Durmishi.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, mbrojtësi i majtë tha: “Në merkaton e dimrit, do largohem nga Lazio. Dua të aktivizohem më shumë, që të luaj më pas në Europian. Isha në bisedime me një skuadër, por nuk u mbyll marrëveshja në fund.

Kur tifozët flasin për besnikëri dhe për pagën, duhet të dinë që unë kisha pranuar të ulja rrogën time me 30% dhe kisha një marrëveshje me klubin. Megjithatë asokohe në menaxhimin e klubit ishte dikush që mendonte vetëm për interesat e tij, jo të klubit”, u shpreh Durmishi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!