Alban Bushi u prek nga koronavirusi tre ditë më parë. Trajneri i Shqipërisë U21 iu nënshtrua tamponit dhe përgjigja e marrë ishte pozitive.
Ish-sulmuesi i njohur nisi menjëherë karantinën, teksa FSHF vendosi që në stolin e kuqezinjve të vegjël për sfidat e eliminatore të Euro 2021, të ulej Dzemal Mustedanagiç.
Specialisti boshnjak ka rreth 10 vite që shërben në futbollin shqiptar dhe dje arriti një fitore 0-1 në Prishtinë kundër Kosovës U21.
Rikthehemi te Bushi, i cili ka kryer testin e radhës. Përgjigja e ditës së sotme ka rezultuar sërish pozitive për të.
Në kushte të tilla, 47-vjeçari duhet të vazhdojë të qëndrojë sërish i izoluar në pritje të testit të radhës, me shpresën që do dalë negativ. /abcnews.al