Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Në Itali ka më të mirë se CR7. Muriel njëri prej tyre, sot do ishte te Barça”

schedule18:17 - 5 Qershor, 2021

schedule 18:17 - 5 Qershor, 2021

Ruslan Malinovskyi e mbylli sezonin që lamë pas me 10 gola dhe 12 asiste. Ukrainasi është një nga pikat e forta të Atalantës në ofensivë. Ekipi bergamask siguroi për të tretin vit radhazi kualifikimin në fazat e grupeve të Champions League.

28-vjeçari beson se Cristiano Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në Serie A, edhe pse ylli argjentinas i Juventusit doli golashënuesi më i mirë i sezonit. Më i miri? Malinovskyi zgjedh një shok skuadre.

 



STADIO SAN SIRO, MILANO, ITALY – 2020/02/19: Ruslan Malinovskyi of Atalanta BC waves the fans at the end of the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atalanta BC and Valencia. Atalanta BC won 4-1 over Valencia. (Photo by Andrea Staccioli/LightRocket via Getty Images)

Nuk mund të them që Ronaldo është lojtari më i mirë në Itali, mendoj se ka të tjerë më të mirë se ai. Unë mendoj se lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Luis Muriel. Ai është një futbollist i pabesueshëm.

Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, Luis mund të kishte luajtur me Barcelonën. E vështirë ta besosh që nuk ka ndodhur. Ndoshta kjo varet nga karakteri i tij, por ai është shpirti i dhomave të zhveshjes, e sheh gjithmonë duke buzëqeshur“, thekson mesfushori sulmues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!