Thuhet se Real Madrid është përqendruar për të blerë Kylian Mbappe, por lajmet e fundit e ndryshojnë skenarin. Nga Italia bëhet me dije se madrilenët kanë arritur marrëveshjen me agjentin Raiola dhe sulmuesin për transferimin e tij këtë verë.
Lojtari është dakord për kalimin në Madrid, ndërsa Borussia Dortmund vazhdon të bëjë rezistencë dhe të këmbëngulë se nuk e shet sulmuesin pa 175 milionë euro.
Sipas asaj që raportohet, Real Madrid ka ofruar 110 milionë euro për sulmuesin e Norvegjisë, por Borussia Dortmund ka refuzuar menjëherë. Thuhet se një klauzolë e kontratës së Haaland e çon klauzolën e tij në 75 milionë verën e ardhshme. /abcnews.al