“Në momentin e lamtumirës u pendova shumë. Por më pas kuptova me qartësi se ai cikël kishte përfunduar”, kështu nisi fjalën e tij, Federico Bernardeschi.
Italiani i dha lamtumirën Juventusin, teksa zgjodhi të kalonte në MLS për të vazhduar karrierën e tij, ndërsa ka zbuluar edhe arsyet e këtij vendimi.
“Në një moment të caktuar, ekipet italiane më kërkuan, edhe nga Premier League dhe Ligue 1 kisha oferta. Ishin oferta interesante, projekte teknike që mund të më joshin edhe mua. Por mendova, në Itali fitove gjithçka, me kombëtaren u bëre kampion europian, mund të kërkoja shumë pak më shumë, ndërsa ajo e MLS ishte dhe është një perspektivë krejtësisht e re dhe magjepsëse.
Të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë, të bëhet idhull, të zhvillojë edhe aktivitete të tjera. Mendoni se çfarë arriti të bënte Beckham në SHBA”, ka deklaruar Bernardeschi. /f.a/abcnews.al