Në Itali e konfirmojnë, Inter e United takohen të premten për “të ardhmen” e Onana

schedule11:16 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:16 - 28 Qershor, 2023

I konsideruar si “macja e zezë” e portës së Inter, “gardiani” kamerunas, Andre Onana është kthyer në të “preferuarin” e tifozëve “zikaltër” falë performancave të tij fantastike, që ndihmuan italianët të riktheheshin në një finale të Champions League, pas 13 vitesh pritje.

Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje, “shtatlarti” 27-vjeçar i portës pritet të largohet nga “Meazza” këtë merkato vere, pas vetëm 1 sezoni të shpenzuar në Serie A, me destinacionin e mundshëm që pritet të jenë “djajtë e kuq” të Manchester United.

Sipsa, raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ditën e premte pritet të ketë dhe një konretizim të marrëveshjes, me “zikaltërve” dhe “djajve”, medy drejtorët sportivë, Piero Ausilio dhe Davido Harrison do të takohen në Ibiza për të folur nga afër për detajet e kontratës.

Ndërkaq, kujtojmë se që në sezonin e tij të parë, Onana u kthye në një protagonist të vërtetë për “zikaltërit”, teksa në 41 përballjet e zhvilluara pësoi gjithësej 36 gola, teksa mbajti rrjetën të paprekur në 19 përballje. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!