Në Itali askush nuk e ka fituar Scudetton me 5 humbje në fazën e parë, Inter tashmë lufton për në top katërshe

schedule07:51 - 7 Nëntor, 2022

schedule 07:51 - 7 Nëntor, 2022

Mbrëmjen e djeshme Juventus arriti të mposht Interin në Torino me rezultatin 2-0.

Zikaltërit bënë një lojë shumë të mirë në pjesën e parë, por duke shpërdoruar të gjitha shanset e arta për të kaluar të paktën dy herë në avanatazh. Calhanoglu tentoi disa herë nga distanca me disa goditje më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe potente, por Szczesney ka qenë i vëmendshëm në të gjithë sfidën. Më pas ishte rasti i Dumfries ku me portën e boshatisur nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë.

Gjithsesi, Ishte Juventus që me dy asistimet e serbit Kostic erdhën golat e Rabiot dhe Fagiolit. Kjo është ndeshja e katërt e madhe e humbur dhe e pesta në total për Interin në Serie A. Në fakt është shqetësuese, duke marrë parasysh se asnjë ekip në Serie A nuk ka mundur të fitojë Scudetton me 5 humbje që në fazën e parë të Serie A./ h.ll/abcnews.al