Në Infektiv shtrohen çdo ditë 20 pacientë

schedule15:33 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:33 - 23 Nëntor, 2021

Nga Ema Shazivari

Në infektiv çdo ditë shtrohen rreth 20 pacientë, pjesa më e madhe në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas infeksionistes Migena Qato, ka pasur një shtim të rasteve tek moshat e reja të cilat po paraqiten me insufiçencë respiratore dhe simptoma të tjera të rënda. Shkak mund të jetë varianti Delta.

“Numri i rasteve ka variuar nga 15 deri në 20 raste. Format mbi mesataren. Janë duke u trajtuar pacientë në gjendje vërtet kritike për jetën,” thotë ajo.

Çdo ditë po humbasin jetën moshat mbi 50 vjeç. Shkak është paraqitja vonë në spital, por edhe mungesa e vaksinimit, që tek moshat e reja është më shqetësuese.

Ekspertët e shëndetit nuk e përjashtojnë një rritje të rasteve me Covid. Ata bëjnë apel për vaksinim pasi pacientët që i kanë marrë dozat, pavarësisht shtrimit në spital kanë një ecuri më të mirë të sëmundjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!