Në hapat e babait, Mick Schumacher kampion i Formula 2

schedule15:35 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 15:35 - 7 Dhjetor, 2020

Një mbiemër i tillë bëri historinë. Schumacher me emrin Michael ishte një nga yjet më të shkëlqyer të Formula 1, me gjasë më i miri pilot i të gjitha kohëve me 7 titujt e tij botërorë, por në vitin 2006 ai lajmëroi lamtumirën dhe u desh të pritej 15 vite për të parë një tjetër.

Nuk dihet nëse do të bëhet legjendë apo jo, por Formulës 1 i vjen vitin tjetër një Shumacher i tretë, pikërisht djali i Michael, që e festoi këtë gjë me një titull botëror.

 

Për të mos mbërritur duarbosh në elitën e automobilizmit, Mick Schumacher u shpall kampion në Formula 2, një konfirmim se ai mund të bëhet dikushi.

Me dy fitore dhe 10 podiume, Schumi i ri 21-vjeçar sfidoi një konkurrencë të ashpër dhe ia doli me makinën e tij italiane, Prema Rejsing, që ka lidhje të forta me Ferrarin. Sezonin e ardhshëm, ai do të jetë pjesë e Formula 1 me skuderine Haas.

“Më vjen keq që mezi po gjej fjalët për të folur, e kam të vështirë. Do të më duhet disa kohë për t’u mësuar me këtë ndjenjë, por padyshim është diccka e shkëlqyer. Unë doja që të fitoja diçka si Mick, që të mos isha nën hijen e babait.

 

Doja të kisha diçka në karrierë përpara sesa të kaloja në Formula 1. Fitova Formulën 3 Europiane dhe tani Formulën 2. Ishte një sfidë e madhe për mua, nuk ishte e lehtë. Sa më e fortë konkurrenca aq më shumë forcohesh si pilot, dhe kjo do të më shërbejë në Formula 1”, u shpreh djaloshi pas fitimit të titullit.

Ëndrra e tij do të jetë të garojë me makinën e famshme, me të cilën Schumacher fitoi 5 nga 7 titujt botëror, pra me Ferrarin, me të cilën i ka bërë disa teste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!