Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në grua në krye të Kishës anglikane/ Emërohet arkipeshkvja e parë grua në historinë 500 vjeçare

schedule13:38 - 3 Tetor, 2025

schedule 13:38 - 3 Tetor, 2025

Dame Sarah Mullally është emëruar  Arqipeshkve e Canterburyt duke u bërë gruaja  e parë që merr ketë pozitë në historinë 500 vjecare të kishës Anglikane.

63-vjeçarja e cika kishte shërbyer si kryeinferermiere në Shërbimin Shtetëror Spitalor dhe u bë priftëreshë në vitin 2006 dhe më pas në vitin 2018 u emërua si e para grua ipeshkëvja e Londrës, anëtarja e tretë më e lartë e Klerit në Kishën e Anglisë.Ky është një hap historik për Kishën, e cila nuk kishte nominuar kurrë më parë një grua për të udhëhequr institucionin.

Pozicioni i lartë ishte vakant për gati një vit, pas dorëheqjes së Justin Welby lidhur me një skandal mbrojtjeje ndaj abuzimeve ndaj te rinjeve ne vitin 2013.

Gruaja e parë që u bë priftëreshë në Kishën Anglikane  ishte në vitin 1994, ndërsa emërimet e para të grave ipeshkëve ndodhën 20 vjet më vonë, në vitin 2014. Në përputhje me traditën, emërimi i saj kaloi fillimisht tek Kryeministri Keir Starmer dhe më pas tek Mbreti i cili formalizon zgjedhjen. Kryeministri  përgëzoi emërimin e saj, duke thënë: “Arqipeshkvja  e Canterbury-së do të luajë një rol kyç në jetën tonë kombëtare. I uroj çdo sukses dhe pres të punojmë së bashku.”

Teknikisht, mbreti është kreu i Kishës së Anglisë, por Arqipeshkvi i Canterbury-së është ipeshkëvi më i lartë dhe udhëheqësi shpirtëror i Kishës dhe i Komunitetit Anglikan global. Dame Sarah Mullally do të marrë zyrtarisht detyrën pas konfirmimit të zgjedhjes se saj në janar, ndërsa ceremonia e formalizimit do të vijë më vonë, pas nderimeve ndaj Mbretit.

Në një deklaratë pas konfirmimit të saj, ajo tha: “E di që kjo është një përgjegjësi e madhe, por e përballoj me një ndjenjë paqeje dhe besimi te Zoti që gjithmonë më ka mbajtur dhe drejtuar ne rrugen time.”  E martuar dhe me dy fëmijë, Dame Sarah Mullally ka kaluar mbi 35 vite në Sherbimin Shendetesor Kombetar duke u bërë Drejtuesja me e Re e Sherbimit te Infermierise për Anglinë në vitin 1999. Pas disa vitesh si vullnetare në Kishë, ajo vendosi të bëhet priftereshe  dhe u angazhua për reforma në mënyrën se si institucioni trajtonte abuzimet seksuale, ceshtjen e familjes dhe martesat ne te njejten gjini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!