Në gjurmimin e varianteve të reja, studiuesit punojnë për të zbuluar ndikimin e virusit tek individët

schedule15:13 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 15:13 - 20 Dhjetor, 2021

Shkencëtarët që hartojnë përhapjen e varianteve të llojeve të SARS-CoV-2 në Qendrën Helenike të Gjenomikës të Institutit të Kërkimeve Biologjike të Akademisë së Athinës kanë bërë një studim të fundit në lidhje me përhapjen dhe mbizotërimin e varianteve të reja të Covid.

Në mediat greke është publikuar një raport ku thuhej se deri në fund të verës “Delta”, ishte dhe varianti mbizotërues i përhapjes së Covid, por që studiuesit nuk mund të ndalin kërkimet e tyre dhe janë në gjueti të mutacioneve të reja, siç është dhe shfaqja e Omicron.

Shfaqja e “Omicron”, fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në vende të tjera të botës, ka bërë që puna e tyre tashmë e pandërprerë të intensifikohet. Deri më tani nuk ka shumë të dhëna në lidhje me këtë variant dhe nëse ai është shumë i fuqishëm për të rrëzuar nga fronti variantin “Delta”, apo nëse shkakton një sëmundje më të rëndë, por rekordi i përhapjes ka bërë që shumë qeveri të marrin masa  të reja kufizuese.

“Për sa kohë që virusi gjen hapësirë ​​dhe rritet pa rezistencë, pa linjën e parë të mbrojtjes që janë antitrupat nga vaksina, atëherë ai do të shumohet në mënyrë të pakontrolluar. Sa më shpejt dhe me stres të shumëfishohet, aq më e madhe është mundësia që të kopjojë veten diku gabim, që mund ti japin më shumë avantazh që mund të lidhet me transmetueshmërinë ose shpëtimin imunitar,” ka thënë drejtuesja e diagnostikimit në Qendrën Hellenic Genomics.

Shkencëtarët bëjnë me dije se po marrin montra dhe po i dërgojnë në laboratorët përkatëse për të mësuar dhe më shumë rreth amplifikimit të materialit gjenetik të virusit.

Giannis Vatselas, menaxher laboratori në Qendrën e Gjenomikës, ka shpjeguar ndër të tjera se me shfaqjen e variantit Omicron janë  dyfishuar dhe numri i marrjes së mostrave për analizimin e tij.  ndër të tjera ai shpjegon për mediat se pas përfundimit të punës së sekuencave të ADN-së, vijon analiza në superkompjuterin e Qendrës së Gjenomikës, i cili kryen të gjitha analizat bioinformatike, për të identifikuar saktësisht se cili lloj virusi është gjetur në një kampion, si dhe çfarë mutacionesh mbart ai.

Gjithashtu studiuesit po punojnë për të zbuluar më shumë rreth mutacioneve të reja të Covid dhe sa i rrezikshëm është ai për një individ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!