Në Gjirin e Meksikës vazhdon të rrjedhë naftë

schedule09:00 - 19 Korrik, 2023

schedule 09:00 - 19 Korrik, 2023

Organizatat joqeveritare, duke përfshirë degën meksikane të Greenpeace, raportuan derdhje nafte, e cila sipas tyre përfshin 400 kilometra katrorë, në Gjirin e Meksikës, pranë një platforme gazi ku një shpërthim dhe zjarri vrau dy persona më 7 korrik.

Rrjedhja, e konfirmuar nga fotot satelitore, sipas një deklarate të OJQ-së, filloi më 4 korrik.

Kompania shtetërore meksikane e naftës PEMEX tha të martën se kishte pasur një rrjedhje, por theksoi se “sasia e hidrokarbureve” që ka kontaminuar Gjirin është “minimale”.

Organizatat flasin për një rritje të frikshme të incidenteve të kësaj natyre, me 152% në dy vitet e fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!