Një person kërcënon me vetëvrasje. Ngjarja po ndodh mbrëmje e sotme në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Meta 25 vjeç ndodhet brenda një banese, së bashku me disa të tjerë dhe ka vendosur armën, tip kallashnikov në pjesën e fytit, në tentativë për të kryer vetëvrasje.
Shkaku që e ka çuar drejt këtij vendimi mësohet se ka qenë një konflikt me njerëzit e gruas. Abc News sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihet sa persona ndodhen në banesën që mësohet se nuk është e personit që kërcënon me vetëvrasje.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje ndërkohë që është bllokuar edhe qarkullimi në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në afërsi të Qafës së Koshovicës. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po negocion me personin e armatosur. db/Abcnews.al