Arbër Xhemali, kampion absolut i Bodybuilding i ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj sportit.
Gjithashtu ai tregoi se është edhe trajner personal, ndërsa theksoi se e ka shumë pasion sportin.
Xhemali ka triumfuar në Romania Muscle Fest Pro, mes konkurrentëve më të fortë të botës, duke nënvizuar se ka punuar për më shumë se një vit për këtë garë.
“U rendita në vendin e tetë. Për të mbajtur regjimin tim më duhen 2-3 mijë euro në muaj. Ditën e kam shumë të angazhuar. Pak para kësaj garë në fakt më ndodhi një siklet. Ne profesionistët nuk na lejohej me u lyer sepse duhet të na lyenin ato. Në Rumani ishte shumë ftohtë, pasi mbaruan bojën e parë, nuk ndjehesha mirë nga stomaku. Dhe mëngjesin tjetër, kisha sërish shqetësime… dhe nuk mund të rrezikoja të dilja në skenë…Por kur hipa në skenë u peshova dhe kisha rënë 4 kilogramë, por fatmirësisht ia arrita mirë edhe pse mund të kisha pasur rezultate më të mira”, tregoi ai.
/abcnews.al/