Skënder Gjinushi udhëheq sërish Akademinë e Shkencave, pas zgjedhjeve që ishte në garë me veten, pasi kandidati Artan Fuga sipas Akdemisë së Shkencave u tërhoq nga gara në 4 tetor.
Edhe pse në prag të pensionit, 75 vjecari Gjinushi zgjodhi që ta mbyllë karrierën e tij në krye të Akademisë së Shkencave, pas ndryshimeve ligjore në statutin e akademisë, i cili u modifikua si për rikandidimin e tij, pasi ligji i mëparshëm miratuar prej vetë Gjinushit dhe asamblesë e drejta për titullarin e akademisë ishte vetëm njëherë.
Pas zgjedhjeve ku mori 51 vota pro dhe 2 kundër nga akademikët ai shprehet i kënaqur me procesin dhe besimplotë për vazhdimin e reformimit, sipas platformës së katër viteve më parë, të cilësi i besoi edhe këtë herë.
Kamerat nuk u lejuan që të ishin pjesë e procesit, ndërkohë që Artan Fuga edhe pse I tërhequr nga gara ndoqi nga afër zgjedhjet, por pas rizgjedhjet së Gjinushit zgjodhi heshtjen.
Asambleja rizgjodhi sërish edhe Vaso Tolen si zëvendës kryetar të ASH 50 vota pro dhe 1 kundër./abcnews.al