“Në futboll ndodhin gjëra të pabesueshme”, Mancini: Zhgënjimi më i madh në karrierë

schedule23:47 - 24 Mars, 2022

schedule 23:47 - 24 Mars, 2022

Italia nuk mundi të kalonte Maqedoninë e Veriut në “Play-Off” për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Botëror, por një nga dramat po përjeton mbrëmjen e sotme.

Pas ndeshjes për “RAI” Roberto Mancini u shfaq shumë i tronditur, teksa e quan një nga zhgënjimet më të mëdha në karrierën e tij, ndërsa theksoi se fati ishte kundër kombëtares së tij në këtë Botëror, pasi nuk duhej të ishin fare në fazën “Play-Off” pasi duhej të ishin kualifikuar që nga grupet.

 “Nëse fitorja e Europianit në korrik ishte gëzimi më i madh i imi në aspektin profesional, kjo është padyshim zhgënjimi më i madh. Shpesh në futboll ndodhin gjëra të pabesueshme, ndoshta as nuk duhej të ishim në play-off. Sonte bëmë gjithçka që të mundoheshim të fitonim, as nuk mund të flitet për ndeshjen…

Fitorja e Europianit ishte super e merituar, kemi luajtur shumë mirë. Le të themi që fati i cili na ka ndjekur pak në Europian, u transformua në mungesë të plotë fati në rrugëtimin drejt Botërorit. Kjo skuadër ka lojtarë të mirë, më vjen shumë keq për ta. Në aspektin njerëzor, i dua më shumë djemtë sot sesa në korrik, ky është një moment vështirësie.

E ardhmja ime? Do të shohim, është e vështirë të flasësh tani për javët dhe muajt e ardhshëm. Duhet të lejojmë të kalojë pak kohë, pasi zhgënjimi është shumë i madh. Kjo skuadër, sipas meje, mund të ketë një të ardhme të madhe”, theksoi Mançini pas sfidës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!