Në foto shikoni macen apo drerin? Testi viral që zbulon se cila hemisferë dominon trurin tuaj

schedule15:14 - 16 Mars, 2022

schedule 15:14 - 16 Mars, 2022

Një imazh që u bë virale në Twitter zbulon nëse hemisfera e djathtë apo e majtë dominon trurin tonë. Postimi fillestar është bërë nga përdoruesi i quajtur Pam dhe ai ka shkruar në mbishkrimin se “në varësi të mënyrës se si funksionon truri ynë (hemisfera e djathtë, hemisfera e majtë) ju shihni një mace ose një dre. Kafsha që do të shihni nuk i përket imazhit, por është një krijim i trurit tuaj, një iluzion i thjeshtë vizual i krijuar nga mendja juaj. Nëse zmadhoni, iluzioni humbet.”

Ne do t’i shohim kafshët vetëm nëse e shikojmë imazhin nga një distancë, nëse e afrojmë atë pranë syve tanë, nuk do të shohim asgjë.

Shumica duket se e vëzhgojnë macen, ndërsa disa i shohin të dyja në të njëjtën kohë.

Nëse keni vënë re drerin, hemisfera e djathtë është mbizotëruese. Nëse keni vënë re fytyrën e maces, ajo ka mbetur./abcnews.al