“Në formë për të ngritur vetëm pesha të rënda”, Meta poston foto nga koha kur ishte peshëngritës

schedule12:44 - 20 Tetor, 2020

schedule 12:44 - 20 Tetor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar sot në Facebook një foto nga koha kur ishte peshëngritës. Meta e përshkruan atë periudhë të 35 viteve më parë si shumë të bukur ndërsa përmend profesorin Ferid Berberi, ish-trajnerin e peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të tjerë.

“Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive,” shkruan më tej kreu i shtetit.

Në foton e publikuar duket Meta dhe, siç thotë ai, dy miqtë e tij, dinamoviti Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi.

Duke iu rikthyer profesorit, Meta thotë se falë tij “jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!”

Postimi

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.
Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive.
E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.
Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.
Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda! 🏋️‍♀️🇦🇱  s.b/abcnews.al/

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, October 20, 2020