Mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve, si dhe cilësia jo shumë e lartë e lojtarëve në krahët e mbrojtjes, po detyrojnë “djajtë e kuq” të Manchester United të bëjnë një “ndërhyrje” të shpejtë në merkaton e dimrit, ku deri më tani janë shfaqur opsione tepër interesante.
Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “djajtë” kanë “piketuar” anësorin e krahut të majtë, të “zikaltërve” të Inter, Federico Marco, me 25-vjeçarin, që pëlqehet shumë nga teknikut Erik ten Hag.
Megjithatë, duket se bordi i nënkampionëve të Evropës i ka gjërat i qarta kur vjen puna te një nga lojtarët kyç të ekipit, me “zikaltërit” që nuk presin më pak se 50 milionë paund për italianin dhe në krahun tjetër dëshiron t’i rinovojë këtij të fundit kontratën, me marrëveshjen e re që do të jetë e vlefshme mnimialisht për 4 vitet e ardhshme, si dhe do të ketë një rritje të pagës nga 3 në 5 milionë paund në vit.
Ndërkaq, sipas raportimeve, kësaj radhe të mediave italiane, Dimarco nuk është vetëm në “radarët” e “gjigandëve” anglezë, teksa për 25-vjeçarin interesohen gjithashtu dhe “galaktikët” e Real Madrid, si dhe Napoli. /i.m /abcnews.al