“Në finale me çdo kusht”, Pirlo: Inter i rrezikshëm, por e njoh mirë Conten

schedule17:37 - 8 Shkurt, 2021

schedule 17:37 - 8 Shkurt, 2021

Juventusi dhe Interi luajnë nesër (ora 20:45, në Torino) ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Beteja e parë në Milano u mbyll me fitoren 1-2 të bardhezinjve dhe Interi do tentojë të kthejë numrat në favorin e vet.

 

Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo. Ish-mesfushori u shpreh se e njeh mirë Conten dhe se nesër kualifikimi duhet të vijë me çdo kusht.

“Kualifikimi arrihet duke luajtur si në ndeshjen e fundit. Është raundi i dytë i një lufte të madhe, që do të na japë mundësinë për të shkuar në finale dhe është një qëllim, që ne duhet ta arrijmë me çdo kusht. Do të jetë ndeshje shumë shumë e vështirë, betejë e vërtetë. Duhet ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

 Ne do të duhet të fillojmë në mënyrë të barabartë, nga 0-0 sepse nuk mund të qëndrojmë me mendjen në ndeshjen e parë, të mendojmë se është një finale. Qëndrimi e ekipit sot të jetë agresiv, duhet të jemi të përqendruar. Finalja e Kupës është diçka shumë e madhe për ta lënë të na ikë nga duart.

 

Interi është ekip shumë i organizuar, ne gjithashtu e njohim mirë trajnerin e tyre. E dimë se ata kanë lojtarë shumë të fortë dhe kanë rikuperuar Lukakun dhe Hakimin, të cilët janë thelbësorë për lojën e tyre. Kanë karakteristika që ne i dimë dhe do të duhet të jemi të kujdesshëm.

Lojtarët po bëjnë mirë në stërvitje, po shërohemi përveç disa shqetësimeve, që po vlerësojmë dita ditës. Gigi (Buffon) do të kthehet në portë dhe Kulusevski gjithashtu do të luajë nga minuta e parë”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!