Në favor të Trump, Vivek Ramaswamy tërhiqet nga gara për nominimin republikan

schedule09:16 - 16 Janar, 2024

schedule 09:16 - 16 Janar, 2024

Vivek Ramaswamy njoftoi se po tërhiqet nga gara për nominimin e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke qëndruar në favor të Donald Trump, fituesit në Iowa.

“Ne do të pezullojmë fushatën tonë për presidencën,” theksoi Ramaswamy, pasi biznesmeni mori vetëm rreth 7% të votave, sipas rezultateve të deritanishme.

“Nuk ka asnjë mundësi për t’u bërë presidenti i ardhshëm. I telefonova Donald Trump për t’i thënë se e përgëzoj për fitoren e tij dhe se tani e tutje, i ofroj atij mbështetjen time të plotë,” shtoi republikani me origjinë indiane, themelues i grupit amerikan të bioteknologjisë dhe industrisë farmaceutike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!