Sulmuesi Armando Broja ishte ai i cili zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në avantazh Kombëtaren shqiptare. Ai shpreson të fitojnë edhe në miqësoren me Azerbajxhanin për të shkuar në Europian me këmbë të mirë.
“Jam shumë i kënaqur pasi është e rëndësishme të fillosh mirë, taktikat e trajnerit ishin shumë mirë. Fituam 3-0, me 3 gola shumë të mirë dhe kemi dominuar lojën dhe kjo është gjëja më e bukur.
Atmosfera është top, jemi stërvitur shumë bashkë, të gjithë janë shumë të kënaqur. Luajtëm shumë mirë të gjithë bashkë dhe fituam ndeshjen, që kjo është më e rëndësishmja. Ndeshja tjetër do të jetë edhe më e vështirë, por do ta përgatisim dhe ishalla e fitojmë dhe shkojmë në Europian me këmbë të mirë.
I ftojmë të gjithë tifozët të vijnë në Azerbajxhan për të parë ndeshjen, faleminderit shumë për mbështetjen dhe kurajon që na japin”, deklaroi ai për mikrofonat e FSHF-së./h.ll/abcnews.al