“Në Europë po flitet shumë për Trump”, ministri gjerman: Përgatituni për një mandat të dytë të tij

schedule15:28 - 19 Janar, 2024

schedule 15:28 - 19 Janar, 2024

Gjermania nuk është pacienti i sëmurë i Europës, por një njeri i lodhur që ka nevojë për një “filxhan të madh kafeje”, që do të thotë reforma strukturore, tha sot ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Gjermania është si “një njeri i lodhur” pas viteve të fundit të krizës dhe pritshmëritë e saj të ulëta të rritjes mund të shërbejnë si një kambanë alarmi, dhe ajo që i duhet tani Gjermanisë është një filxhan i madh kafeje, që do të thotë reforma strukturore, vuri në dukje ai.

Duke folur në një panel mbi perspektivën e ekonomisë globale, Lindner tha gjithashtu se viti 2023 ishte një vit që duhej të reflektojmë dhe shtoi se sfidat përfshijnë rritjen e inteligjencës artificiale dhe kërcënimin e fragmentimit të ekonomisë globale.

Ekonomia më e madhe e eurozonës u tkurr me 0.3 për qind vitin e kaluar mes inflacionit të vazhdueshëm, çmimeve të larta të energjisë dhe kërkesës së jashtme të dobët.

Ministry gjerman u ndal edhe tek zgjedhjet në Amerikë dhe sidomos tek fitorja e mundshme e Donald Trump.

“Europa po flet shumë për Donald Trump në vend që të përgatitet për një mandat të dytë të mundshëm të tij”, tha Lindner.

“Ne po flasim shumë për Donald Trump në Europë dhe duhet të përgatitemi për një mandat të dytë të mundshëm të Donald Trump, duke forcuar konkurrencën tonë europiane”, vuri në dukje ai.

“Përgatitja më e mirë është të bëjmë detyrat tona të shtëpisë”, vazhdoi ai.

Lindner shprehu gjithashtu shqetësime për politikëbërësit e BE-së që duan të ndjekin SHBA-në në subvencionimin e “pothuajse gjithçkaje”, të cilën ai e sheh si të paqëndrueshme.

/abcnews.al