Rigels Rizaj është shkrimtar, poet dhe përkthyes. Ka mbaruar studimet e lartë për Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim italian pranë Universitetit të Tiranës. Rizaj ka botuar librin me tregime “Ameba” dhe librin me poezi “Hekuba”, duke lëvruar kështu zhanret e prozës dhe të poezisë.
Gjithashtu ai është dhe përkthyes i shumë librave, kryesisht nga gjuha italiane dhe ajo angleze. Ne vitin 2019 ka krijuar dhe shtëpinë botuese “Arka e Noës” e cila ka mbi 34 botime, ku janë botuar shkrimtarë klasikë dhe bashkëkohës. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai tregon për pasionin e tij shkrimin. Rigels Rizaj shprehet se nuk shkruan për të promovuar veten, por për të shprehur brengat personale.
“Unë kam një gabim shumë të madh me veten, sepse unë nuk shkruaj për të promovuar veten. Unë shkruaj për brengat e mia, për njerëzit që vijnë dhe ikin. Në thelb unë shkruaj për veten, që të ndjehem unë mirë. Dhe kur këtë gjë për të marrë një përgjigje për veten që unë njoh.”
Por, cilat janë brengat e tij?! Në “Pas Mesnate” ai tregon se para rreth dy 12 vitesh ka qenë i dashuruar çmendurisht me një vajzë, e cila në fund e braktisi. I përhumbur, ose edhe i zhgënjyer, ai gjeti strehë tek shkrimi. Sot, pasi ka kaluar shumë kohë ai shton se ajo përhumbje iu kthye në një dhuratë, në “Ambean” në librin që do të mbetet përjetësisht.
“Ka një shprehje të perifrazuar që ne duhet t’i jemi mirënjohës çdo njeriu që ikën, sepse mëson diçka. Unë nuk e di nëse duhet që të jem mirënjohës, por po të isha në atë kohë kur ngjarjet kanë ndodhur, sigurisht që nuk do të doja që të ndodhnin. Kjo është përvoja njerëzore. Po, ka lënë një shenjë të mirë, që pavarësisht se si mund të kenë kaluar gjërat, njerëzit ikin e vijnë. Kur gjërat janë të forta, kur kanë pasionin brenda dhe sinqeritet naiv, të bëjnë që të shkruash gjëra të tilla.
Njeriu ka këtë për mendimin tim, ose dashuron çmendurisht ose nuk dashuron fare, nuk ka një të mesme të artë. Ajo iku, me një lloj egoizmi, sepse njeriu kur ikën ka një lloj egoizmi. Edhe unë kam braktisur dikë, edhe mua më kanë braktisur, kështu është cikli i jetës dhe unë e kam përjetuar shumë. Tregimi në fakt ka lindur kur unë kam qenë duke ecur.”/abcnews.al