Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në ekipet kombëtare, trajneri përshtatet me lojtarët”/ Mema: Në miqësore Sylvinho duhet të fuste të rinj

schedule21:00 - 30 Mars, 2026

schedule 21:00 - 30 Mars, 2026

Trajneri Ardian Mema thotë se në ekipet kombëtare, trajneri duhet të përshtatet me lojtarët, pasi koha në dispozicion është e shkurtër.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se në ndeshjet miqësore, Sylvinho duhet të kishte aktivizuar lojtarë të rinj.

“Trajneri duhet të gjejë një zgjidhje që ekipi të fitojë, kjo është e para. Përshtatja ndodh te lojtarët dhe trajneri. Duhet një trajner shumë i mirë. Këto të përshtaten me trajnerin. Në ekipin kombëtar duhet të përshtatet edhe trajneri me kombëtaren, koha është e shkurtër. Përshtatja duhet të ishte e dyanshme. Nuk më ka pëlqyer momenti kur ka pasur ndeshje miqësore dhe ky ka futur lojtarë të formacionit”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!