Në dy muaj tre të vrarë në Kavajë, gjithçka nisi për një konflikt banal

schedule20:06 - 22 Maj, 2023

schedule 20:06 - 22 Maj, 2023

“Në këtë lokal Arjan Gosa konsumoi kafen e tij të fundit. Plumbat e hasmit i morën jetën mbrëmjen e 21 majit. 48 vjeçari u qëllua për vdekje teksa ishte i ulur në tavolinë me babain e tij”

Lokali qe u kthye në skenë krimi, ka mbyllur qepenet.  Gjurmët e vrasjes që tronditi qytetin janë ende aty.

Kavaja nuk është e njohur për ngjarje të tilla. Banorët atje thonë se hakmarrja nuk i shkon qytetarisë së kavajsve.

Familja Gosa njihet në gjithë qytetin. Arjanin e përshkruajnë njeri të mire dhe viktimë, e këtij zinxhiri vrasjesh që nisi rreth dy muaj më parë.

“Arjanin e kam pasur nxënësin tim. Njeri i shkëlqyer. Për ngjarjen e 29 marsit kyç gojën, nuk kam çtë them”, u shpreh një qytetar/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!