Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, “Dardanët” prezantojnë trajnerin e kombëtares

schedule15:24 - 17 Shkurt, 2024

schedule 15:24 - 17 Shkurt, 2024

Franco Foda është trajneri më i ri i kombëtares së Kosovës, me teknikun gjerman që u prezantua në krye të stolit të “Dardanëve”, duke firmosur një kontratë 2 vjeçare.

57-vjeçari u shpreh tepër i lutur për këtë aventurë të re në krye të Kosovës dhe se objektivat janë një kualifikim historik në një kompeticion madhor.

“Është ditë speciale për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi të suksesshëm bashkërisht. Jam i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë. Qëllimi im është të hy sa më shpejt në rrjedhje të ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtar më të përshtatshëm.

E kam parë stadiumin, objektin e Federatës dhe e kam pasur shumë të lehtë të vendos për Kosovën. Skuadra më duket shumë interesante, shumë atraktive dhe me pak detaje që do t’i ndërrojmë, do të kemi sukses. Njoh disa lojtarë që luajnë në kampionatin gjerman. Njoh Rrahmanin, Muriqin, Rashican, Paqaradan. Kam parë disa ndeshje të Kosovës, kam vërejtur që luajnë me variante të ndryshme dhe do të përgatitem maksimalisht. Gjëja e parë që dua është të krijoj një raport me lojtarët dhe më pas do të vazhdojmë.

Zhegrova? Nuk jam njeri që e shoh të kaluarën. E shoh të tashmen. Zhegrova është lojtar shumë i mirë dhe do të kaloj shumë mirë me të. Kushdo që është i gatshëm të japë 100 për qind për Përfaqësuesen, është i mirëseardhur. Kushdo që performon mirë ka vend te Kosova”, ishin fjalët e Fodës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!