Në dhjetë muaj 165 të vdekur nga aksidentet

schedule16:06 - 21 Nëntor, 2021

schedule 16:06 - 21 Nëntor, 2021

Në 10 muajt e parë të këtij viti janë shënuar në total 1151 aksidente rrugore në të gjithë vendin që shkaktuan 165 viktima dhe 1405 të plagosur.

Sot, në ditën Botërore të përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, në disa qytete të vendit u zhvilluan aktivitete sensibilizuese, duke improvizuar raste aksidentesh dhe mënyrën e dhënies së ndihmës së shpejtë tek të lënduarit.

Nga Tirana, Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se faktorët kryesorë të aksidenteve janë përdorimi i celularit në timon, shpejtësia, parakalimet e gabuara dhe lëvizja në gjendje të dehur. Ai u bëri apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha se po punohet me nxënësit e shkollave, në mënyrë që të edukohen që në moshë të vogël.

Në kujtim të viktimave të aksidenteve, policia ndaloi mjetet për 60 sekonda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!