Në cilën orë të ditës duhet të shmangim konsumimin e frutave?

schedule10:40 - 22 Shtator, 2022

schedule 10:40 - 22 Shtator, 2022

Frutat janë të pasura me vitamina dhe mikroelemente, ndaj janë pjesë përbërëse e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Por kjo nuk do të thotë se mund t’i konsumojmë në sasi të pakufizuar dhe gjatë gjithë ditës. Ka disa raste kur do të ishte mirë t’i shmangnim ndërsa në raste të tjera janë shumë të dobishme për trupin tonë.

Frutat përmbajnë sheqerna natyrale (fruktozë), të cilat i përkasin grupit të karbohidrateve. Pra, ne duhet të dimë se si karbohidratet shpërbëhen në trupin tonë në mënyrë që të planifikojmë siç duhet nevojat tona të përditshme ushqyese. Sipas ekspertëve, karbohidratet ruhen në trup si glikogjen ose në muskuj ose në mëlçi. Karbohidratet nga ushqimet me niseshte (si orizi dhe patatet) ruhen kryesisht në muskuj, ndërsa karbohidratet nga frutat ruhen kryesisht në mëlçi.

Prandaj, është mirë të shmangni konsumimin e frutave pas stërvitjes, pasi ato nuk ndihmojnë në rimbushjen e glikogjenit në muskuj. Për të siguruar që fruktoza e frutave të përdoret si burim energjie dhe jo të ruhet si yndyrë, këshillohet që të konsumohet në mëngjes ose para stërvitjes, në mënyrë që trupi të ketë në dispozicion energjinë që i nevojitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!